Një jetë dedikuar “ahengut”/ Agim Molla shoqëron gëzimet dhe atmosferën festive të shkodranëve prej 45 vitesh
Ahengu shkodran është një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore. Atë e kanë kënduar sa e sa artistë të qytetit. Agim Molla është ahengxhija më i vjetër i qytetit. Për të, këngët e ahengut janë vetë jeta e tij.Ai i këndon ashtu të pastra këngët e ahengut, di mbi 350 të tilla. Kohët kanë ndryshuar e bashkë me to edhe traditat. “Dasma shkodrane nuk është më ajo e dikurshmja”, thotë ai. “Këngën shkodrane duhet ta duam e ta ruajmë”, shprehet Agimi.Agim Molla ka mbi 45 vite që është pjesë e ahengut shkodran e për rrjedhojë edhe e gëzimeve familjare të shumë shkodranëve duke kontribuar në ruajtjen e një traditë të vjetër të qytetit. BBC Music masterizoi rreth dy vite më parë në studiot e Radio Shkodrës këto këngë të trashigimisë kulturore shpirtërore.