FLASH

Një jetë në skenë, Orgesa Zaimi rrëfen pasionet për radion e këngën

Këngëtarja Orgesa Zaimi në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka rrëfyer pasionet për radion e këngën.

Këngëtarja e dashur për publikun ka veçuar radion si një prej pasioneve të saj më të mëdha, të cilën njëherësh e ka edhe punë prej 13 vitesh.

Ajo shprehet se dhoma e radios është magjike, dhe e ndihmoijnë atë të largohet nga streset, kaosi e lodhja.

Radion e kam krejtësisht për veten time. Ja dedikoj plotësisht vetes 2 orë programin që kam në radio. Në radion ku jam prej 13vitesh është rutinë e ëmbël. Dhoma magjike e radios që të bën të shkëputesh nga kaosi, streset.

Provat e para, puna që bëj tani është konstante prej 13 vitesh. Daton që kur nisa të këndoja. Unë jam nga njerëzit që e duan shumë radion. Dashuria është besimi se radio nuk do vdesë kurrë. Radio është aty për ata që e duan për atë që është.

Kur jam me pushime, jam mësuar me rutinën e ditës, je e saktë, precize në orare, dita e kalkuluar, thoja : u lodha, diçka më mungon. Nuk jeton dot pa radion”, u shpreh këngëtarja.

Muzika e ka shoqëruar Orgesa Zaimin që kur ka qenë ende një fëmijë, e ka formësuar atë si njeri. Këngëtarja shprehet se muzika live për të, jep emocione e vlera të cilat nuk ia fal dot playback-u.

Shoqëruese që e vogël. Jam rritur e formësuar me muzikën. Muzika ka evoluar jashtëzakonisht. Unë jam fëmijë i viteve ’90. Si çdo person që do muzikën në dekadën e vetë, ka diskutime se cila muzikë është më e mira. Nuk e di pse jam klasike në formën e muzikës, në muzikën live, në performancën e muzikës live.

Unë nuk funksionoj dot me playback. I kam mëshuar gjithmonë muzikës live, ka më shumë emocione e më shumë vlera. Kam dështuar në playback. Uroj dhe shpresoj që muzika live të mos reshtë së ekzistuari dhe njerëzit gjithnjë e më shumë ta përqafojnë. Duhet të përshtatesh me tendencat, por pa humbur vetveten. Unë jam përshtatur më së miri me preferencat dhe të ruaj veten time, standartin dhe zhanrin muzikor. Në këto 20 vite që bëj muzikë, dhe në këtë treg kaotik, kam qenë e vërtetë”, deklaroi Zaimi.

Pyetur më tej mbi momentet më të bukura dhe ato më pak të bukura, këngëtarja tha se “Momentet më të bukura janë kur je afër njerëzve, dhe të gjithë njëzëri këndojnë këngën tënde. Më ka ndodhur që në fund të çdo gjëje që bën si artist, të të përkrahin.

Momenti më i vështirë kur ke një problem, stres, dhe të duhet ta kalosh, sepse njerëzit kanë ardhur për ty. Plas përbrenda”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

4 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

4 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.