Një jetë për të tjerët – Mehmet Smakaj, njeriu i mbi 100 dhurimeve të gjakut

mehmet smakaj

I vlerësuar me tituj e çertifikata mirënjohjeje nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, Mehmet Smakaj është një nga figurat më përfaqësuese të humanizmit në Shkodër dhe më gjerë.

Në prag të 70-vjetorit të lindjes, ai ndjehet krenar për rrugëtimin e tij, por mbi të gjitha për jetët që ka ndihmuar të shpëtohen me aktin e thjeshtë, por të jashtëzakonshëm, të dhurimit të gjakut.

MEHMET SMAKAJ Veteran i dhurimit të gjakut

Që nga viti 1990, Smakaj ka qenë një ndër nismëtarët e parë të organizimit të dhuruesve të gjakut në Shqipëri, duke krijuar një shoqatë që sot numëron mbi 15 mijë anëtarë aktivë në të gjithë vendin. Vetë ai ka dhuruar gjak mbi 100 herë, sasi kjo që përkon me rreth 35 litra, ndërkohë që ka qenë gjithnjë në krye të organizimeve për të ndihmuar në raste emergjente, aksidente, apo ngjarje të rënda që kanë tronditur vendin.

Ai ka edhe një mesazh për të rinjtë që është i thjeshtë, por i fuqishëm:

MEHMET SMAKAJ Veteran i dhurimit të gjakut

Mehmet Smakaj është një dëshmi e gjallë se mirësia nuk ka moshë dhe se kontributi për shoqërinë mbetet përherë një vlerë e atij që e zotëron.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.