Një jetë të tërë mjeshtër i këpucëve – Fatmir Shpuza vazhdon ende të punojë me pasion

Ishte vetëm 14 vjeç kur filloi të mësonte zanatin.
Një zanat aq sa i vështirë, por aq dhe i bukur, siç shprehet mjeshtri i këpucëve, Fatmir Shpuza.
Modelet 100- vjeçare të këpucëve dhe çismeve, që Fatmiri i realizon, kërkohen dhe porositen edhe në Itali për festën e Karnavaleve.
Një jetë të tërë si këpucar, edhe pse sot 70 vjeç, Fatmiri vazhdon ende të punojë me pasion, sepse e do fort zanatin e tij.