“Një kafe me RTSH” me deputetë, ligjvënësit kërkojnë me tepër debate politike
Kësaj here “Një kafe me RTSH” u zhvendos në oborrin e politikës, në Parlament për të marrë mendimin e deputetëve mbi preferencat që ata kanë për programacionin në RTSH.
“Që fëmijë e kam ndjekur RTSH. Ka shumë programe që më pëlqejnë sidomos ato sociale”, u shpreh deputeti Dash Sula.
“Emisionet politike besoj janë më të ndjekurat”, u shpreh deputeti Ervin Salianji.
Ata kërkojnë gjithashtu më shumë fokus në programet me tematika sociale dhe shkencore, ndërsa nuk mungojnë edhe dëshirat për më shumë debat politik.
“Dua të shoh lajme të pavarura dhe të ketë peshën që ka pasur publiku shqiptar”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.
“Më shumë emisione për gra”, sugjeroi deputetja Albana Vokshi.