“Një kafe me RTSH” me studentët – Më të ndjekur RTSH Muzikë, RTSH Film, por edhe lajmet
Intervistat e rradhës në kuadër të fushatës “Një kafe me RTSH”, gazetarët tanë i zhvilluan me studentët në rrugët e kryeqytetit.
Studentët e intervistuar rezultuan ndjekës të programeve, kulturore dhe sportive ndërkohë që emisioni i mëngjesit dhe ai i lajmeve rezultuan ndër më të ndjekurit.
“Po patjetër që e ndjek. Ndoqëm Lojërat Olimpike”, tha një e re.
“Programe që të largojnë nga politika, sikurse programe argëtuese, kulturore”, u shpreh një tjetër.
Për sezonin e ardhshm, ata kërkuan një programacion më interaktiv, i orientuar drejt emisioneve argëtuese me karakter edukativ dhe kulturor, si dhe më shumë sport.
“Më shumë do të doja të ndiqja futboll”, u shpreh një i ri.
“Më shumë programe argëtuese, kulturore”, u shpreh një tjetër.
“Më shumë rreth turizmit dhe promovimit të vendit”, sugjeroi një tjetër.