“Një kafe me RTSH” me të rinjtë – Sporti, kultura dhe marrëdhëniet njerëzore, më të pëlqyerat
Të rinjtë në rrugët e kryeqytetit biseduan me gazetarët e Radio Televizionit Shqiptar rreth dëshirave dhe sugjerimeve që ata kanë për sezonin e ri televiziv në RTSH.
Të intervistuarit rezultuan ndjekës të emisioneve argëtuese me karakter edukativ dhe kulturor si dhe të programeve sportive.
“Po patjetër që e ndjek. Ndoqëm Lojërat Olimpike”, tha një e re.
“Programe që të largojnë nga politika, sikurse programe argëtuese, kulturore”, u shpreh një tjetër.
“Në përgjithësi ndjek lajmet si edhe festivalin që është më i preferuari nga të gjithë programacionin në RTSH” tha një i ri.
Përgjatë intervistave programet që trajtojnë marrëdhëniet njerëzore, programet sportive si dhe turizmi rezultuan më të kërkuarat.
“Më shumë do të doja të ndiqja futboll”, u shpreh një i ri.
Më shumë programe argëtuese, kulturore”, u shpreh një tjetër.
Më shujmë rreth turizmit dhe promovimit të vendit”, sugjeroi një tjetër.