Një kalë detyron avionin të bëjë ulje emergjente!
Ne nuk kemi ndonjë problem teknik, por duhet të kthehemi në Nju Jork dhe të bëjmë një ulje emergjente, pasi kemi një kalë në bord, komunikoi me qendrën piloti i një Boeing 747 të kompanisë ”Air Atlanta”, shkruan today.it.
Kërkesa e pazakontë për ndihmë u bë pasi kali i transportuar në avion kishte arritur të ”arratisej” nga vendi i caktuar për trasportin e tij. Regjistrimi i komunikimit i publikuar në YouTube nga New York Post u bë viral brenda pak orësh.
Aksidenti i çuditshëm ndodhi rreth 30 minuta pas ngritjes, kur avioni ishte rreth 9 500 metra mbi nivelin e detit. Sipas asaj që u rindërtua nga mediat amerikane, kafsha arriti të dilte nga box- i në të cilën ndodhej dhe më pas arriti në trupin e avionit dhe mbolli panik midis anëtarëve të ekuipazhit.
Në pamundësi për ta rikthyer kalin në vendin e tij komandanti vendosi të kthehej në aeroportin e nisjes, John F. Kennedy në Nju Jork.
Fatmirësisht ishte një fluturim mallrash dhe nuk pati aksidente me njerëzit në bord. Në pistë, në pritje të aeroplanit, ishte një mjek veterinar, i cili mori kujdestarinë e kafshës, i shqetësuar nga kjo përvojë e veçantë gjatë fluturimit.