Një kampion më pak në sportin shkodran/ Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare ish-kampioni i boksit Viktor Martini
Sportit shkodran po i ikin një nga një figurat e njohur të sportit. I fundit është Viktor Martini, një ish kampion i boksit me Vllazninë dhe ekipin kombëtar në vitet 60-70, i ndarë nga jeta në moshën 80-të vjeçare. Në homazhet e organizuara mesditen e sotme në hollin e Prefekturës së Shkodrës, figurën e ish kampionit Viktor Martini e kanë nderuar, pjesëtarë të komunitetit të Shkodrës, mes të cilëve edhe shumë sportdashës të boksit, përfaqësues nga institucionet vendore, nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, shoqata e boksit sportit të boksit, etj.I prekur nga humbja e xhaxhait të tij, është edhe ish futbollisti dhe trajneri i futbollit, Edi Martini, i cili në emër të familjes Martini përcjell falenderimet për respektin e treguar ndaj tij.Në karrieren e tij sportive, Viktor Martini është shpallur dy herë radhazi kampion i Shqipërisë në vitit 1961, 1962, ndërkohë që pas pezullimit disa vjeçar të sportit të boksit, me rihapjen e tij, ka vijuar si trajner dhe arbitër boksi.