Një libër për Rudi Vatën/Futbolli-Liria-Parajsa, ish-kapiteni i Kombëtares, flet për botimin e librit
Është shkruar dhe folur shumë për jeten dhe karrieren e pasur sportive të futbollistit shkodran Rudi Vata, që nga starti me Vllazninë, Dinanon, Tiranën, kombëtaren e Shqipërisë, për të vijuar më pas me jeten sportive jashtë vendit me skuadra dhe shtete nga më të ndryshme, ndërkohë që kulminacionin e pati në Gllazgou-Skoci, aty ku si titullar i Celtik fiton trofeun e Kupës së Skocisë. Për të gjithë këto, vjen në vemendje të opinionit sportiv libri me kujtimet e Rudi Vatës i titulluar “Football, Freedom and Paradise”-“Futbolli, Liria dhe Parajsa”, libër i promovuar përmes një ceremonie mbresëlënese në Celtic Park-Gllazgou, aty ku Rudi Vata jeton prej vitesh me familjen e tij.Libri në fjalë është botuar në anglisht, por autorët po mendojnë ta shndërrojnë në dokumentar, apo në film.Pasi më herët ka provuar të drejtojë Vllazninë në kampionatin shqiptar, dhe disa skuadra jashtë vendit, aktualisht, Rudi Vata administron kompaninë “Vata Vision Football Management”, ndërkohë që djali i tij, talenti Rocco Vata, luan me sukses në kampionatin anglez.