Në Muzeun Historik të Shkodrës u çel ekspozita “Një mëmëdhetar nga Spanja”. Në përmbajtje të saj ishin dokumenta, libra, kartolina origjinale të spanjollit Gjin Aladro Kastriotit, një figurë me një kontribut të shquar në histori rreth veprimtarisë pro-shqiptare por e patrajtuar mjaftueshëm.
Ekspozita e zhvilluar në kuadër të 110-vjetorit të vdekjes së tij është rezultat i një pune kërkimore të ideatorit dhe kuratorit, Xherardo Nikjari. Ai thotë se kjo figurë pati ndikim të veçantë edhe për Shkodrën.
“Kjo është një ekspozitë që krijon një qasje më të madhe publikut në njohjen e historisë nga afër”, shprehet Përgjegjësi i Muzeut, Sokol Parmeza.
Në historinë e Spanjës figura e Don Aladros spikat si një diplomat brilant karriere me një formim të gjerë ndërsa në historinë shqiptare figura e tij fitoi peshë të madhe historike për kontributin që dha në Rilindjen Kombëtare të vendit tonë.
Ekspozita me fakte historike do të qëndrojë e hapur për publikun shkodran deri më 20 mars.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.