Një murale për Aleksandra Miroslav
Suksesi i madh i arritur prej polakes Aleksandra Miroslav në ngjitjen me shpejtësi gjatë konkurrimit në olimpiadën Paris 2024, ka patur jehonë edhe në Poloni.
Gara e mrekullueshme e saj, rekordi botëror, në ngjitjen në mur, është përjetësuar në një murale në qytetin e saj të lindjes, Lublin në Poloni. Miroslaw, e cila fitoi medaljen e artë më 7 gusht, theu gjithashtu rekordin botëror të ngjitjes me shpejtësi dy herë brenda një dite.
Murali është ndarë në 17 sekuenca, për të ilustruar teknikën e saj mbresëlënëse. E krijuar për të nderuar atleten, vepra u zbulua pas ardhjes së saj në qytetin e lindjes.