Një muze për Malësinë e Madhe, kulla e Çun Mulës do të përurohet më 16 gusht

Rruga për në Malësinë e Madhe ofron jo vetëm peisazhe të bukura, por edhe histori. Në Hot gjendet kulla e Çun Mulës, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar. Shtëpia me tre kate e kishte humbur prej vitesh “krenarinë” e saj, për shkak të degradimit të vazhdueshëm që i sillte koha. Për fatin e mire, iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve që jetojnë kryesisht në SHBA bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.
Malësisë së Madhe i mungonte një muze i mirëfilltë dhe kulla e Çun Mulës duket se do ta kryejë më së miri misionin e ri të saj.
Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje, por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.
Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze do t’i rikthejë Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.