“Një natë sa një jetë”, Mjeshtri i Madh Kastriot Tusha në një rrëfim ndryshe

f5e5dea2abf04559938071e4c6aacdce

f5e5dea2abf04559938071e4c6aacdce

Tenori më në zë i muzikës shqiptare, Kastriot Tusha ishte i ftuari kryesor i spektaklit “Një natë sa një jetë” i Blerta Tafanit në RTSH-1HD. Mjeshtri i Madh ka treguar rrugëtimin e karrierës së tij, duke nisur që në hapat e parë.

E ndonëse sot mund të duket e pamundur, të madhit Kastriot Tusha iu desh të konkurronte për herë të dytë në Akademinë e Arteve në mënyrë që të pranohej. Ai tregon se ishte pikërisht takimi i rastësishëm me tenorin Gaqo Çako që e ndihmoi atë në fillimin e rrugës së gjatë dhe të suksesshme të artit.

Vitin e parë nuk e fitova, me thënë të drejtën, nuk isha përgatitur tamam. Rastësisht vjen në Elbasan Profesor Gaqo bashkë me Luzinë, të shoqen, shansi im i madh. Prezantohem, si natyrë e ëmbël që jam, unë bëja stazhin kamerier në turizëm ata po shkonim me pushime në llixhë. Aty unë prezantohem, thotë do shkëputem do vij një ditë të të dëgjoj. Lëmë një takim dhe siç e kishte natyrën profesori që nuk kënaqej kurrë, duhet të punosh shumë tha se kështu nuk fiton. Megjithatë pas disa mësimesh fillova ta marr seriozisht dhe fitoj konkursin dhe të filloj Akademinë e Arteve”, u shpreh Tusha.

Tenori tjetër i njohur, Josif Gjipali iu bashku mbrëmjes së sotme, teksa tregoi marrëdhënien e tij në skenë me Kastriot Tushën, me të cilin bashkëpunon prej vitesh, e po ashtu edhe “çelësin” e suksesit të këtij bashkëpunimi.

Kastrioti, e dinë tashmë të gjithë, që këto vite rrugët tona janë bashkuar dhe aktiviteti jonë është i përputhur. Ka qenë një afrimitet që me shikimin e parë, që herën e parë që kemi bashkëpunuar pasi padyshim arrita të kuptoja vlerat e tij, atë linjën, ndjeshmërinë, vërtetësinë në atë që bënte dhe padyshim na janë përputhur edhe gustot edhe mentaliteti. Pyesin që si është e mundur që miqësia juaj po zgjat? Dhe është pikërisht ky çelësi që ne jemi të dy shumë të hapur. Bashkëpunimi në zanat është njësoj si marrëdhënia burrë e grua, kur ndan skenën bashkë, njëri duhet të plotësojë tjetrin dh ene kemi ditur gjithmonë të plotësojmë njëri-tjetrin”, tregoi Gjepali.

Kjo mbrëmje e “Një natë sa një jetë” zbuloi edhe një gjeni në muzikë, 7-vjeçarin Heiden, i cili edhe pse në një moshë fare të vogël, di të luaj 50 pjesë në piano. Heiden shoqëroi tenorët Tusha dhe Gjipali në piano me “La donna è mobile”.

Spektakli i kësaj të diele u shoqërua edhe me një sërë këngësh të mrekullueshme që u kënduan nga tenori Kastriot Tusha siç ishin ”Elbasan i bukur”, “Vajta kalova gjithë Kalabrinë” apo “Torna a Surriento’’, këngë në të cilën e shoqëroi edhe Josif Gjipali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.