“Një natë sa një jetë”, Rovena Dilo, artistja që tingujt e pentagramit i skaliti në vargje edhe si poete

Artistja Rovena Dilo ka qenë personazhi kryesor i spektaklit të së dielës në mbrëmje në RTSH “Një natë sa një jetë” të drejtuar nga Blerta Tafani, ku për herë të parë ajo ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për publikun lidhur me rrugëtimin e saj në botën plot sfida të artit.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe disa artistë mjaft të njohur nga bota e muzikës, si maestro Endri Sina, poetja Luljeta Dano dhe Romina Lulo, të gjithë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të Rovenës.

Në rrëfimin e saj për rrugëtimin e saj në botën e muzikës, publiku i gjerë ka mësuar se Rovena është edhe autorja e disa prej këngëve shumë të njohura si “Dorëzohem” etj., që mbajnë firmën e saj dhe kompozimeve të disa prej personaliteteve më të njohura në botën e muzikës si Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Endri Sina, Alfred Kaçinari, Gazmend Mullai etj.

“Duket sikur i projektojmë vetë gjërat e bukura në jetë. Kam pasur fatin të punoj me më të mirët. Ndonëse të rinj, ishin të talentuar. Kam punuar me kompozitorë shumë të mirë si Gjebrea, Mullai, Kaçinari, Pirro Çako etj.”, tha Rovena.

Por ajo në këtë mbrëmje magjike muzikore, ka folur edhe për rrugëtimin e saj në RTSH, duke qenë në krah të Adi Krastës.

“RTSH është shtëpia ime. E kam  nisur si prezantuese me Adi Krastën në RTSH. Nuk takohemi më. Nuk shihemi më, madje as më fton më. Ka qenë përvojë e bukur. RTSH është  shtëpia ime. Gëzohem për studiot e bukura, si për shtëpinë time”, tha Rovena.

Po nga RTSH-ja ka nisur edhe shtegëtimi i saj në botën magjike të tingujve të pentagramit, ku në studiot e RTSH Rovena ka bërë edhe demon e parë si këngëtare, demo që i hapi dyert në Greqi ku nisi dhe karrierën e mirëfilltë si këngëtare.

“Më pëlqejnë sfidat. Kam lindur për të qenë artiste. Kanë qenë shumë të rinj që më kërkonin që të merrja pjesë në dasmat e tyre, ngjarjet festive, por refuzoja. Më vjen keq që kam refuzuar. Kam bërë gabim. Mendoja atëherë se dasma ishte diçka jashtë meje. As sot nuk arrij ta shpjegoj pse e bëja. Mjaft tekste si p.sh kënga ‘Dorëzohem’ i kam bërë vetë. I mbaj gjatë nëpër duar e mëndje vargjet.”, tha Rovena.  

Sipas saj, aktualisht kënga shqiptare ka tekste banale dhe amatore.

“Kam pasur një qasje ndaj letërsisë. Nuk jam poete, por letërsinë e kam dashur. Vuaj kur dëgjoj këngë me vargje të turpshme, banale. Me atë muzikën që dëgjohet sot rritet agresiviteti.”, komentoi Rovena.

Miqtë e Rovenës

Maestro Endri Sina ka sjellë në spektaklin “Një natë sa një jetë” përvojën e bashkëpunimit të tij me Rovena Dilon, ku ka evidentuar ndjeshmërinë e vokalit, të interpretimit, si dhe të vargjeve që ajo ka shkruar.

“Janë kohë të vështira për muzikë  të mirë tani, por ndjehem i privilegjuar për bashkëpunimin që kam pasur me Rovin. Më ka befasuar me tekstet që ajo shkruan, por dhe me ndjeshmërinë dhe delikatsën me të cilën ajo ka kënduar dhe këndon”, tha Sina.

Ndërsa shkrimtarja Luljeta Dano ka sjellë përvojën e bashkëpunimit me Rovenën, sa i përket këngës “Eja në Shkodër”, ku vargjet i ka shkruar Dano.

“Eja në Shkodër” e kam shkruar për 10 minuta. Rovi e ka kënduar atë këngë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Dano.

Fabian Basha ka komentuar bashkëpunimin tepër të veçantë me Rovenën, pasi ishin profile krejt të ndryshme muzikore.

“Gjebrea na propozoi një bashkëpunim. Pata dyshime të arsyeshme për këtë bashkëpunim pasi ishim natyra të ndryshme muzikore. Ne te ritmi, ajo te balada. U ndërtuan dhjetëra demo dhe më në fund ia dolëm. Rovi jep shpirtin kur përfshihet.”, tha Basha.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

17 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

17 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

17 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

17 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

17 hours ago

This website uses cookies.