Një ndër më të kërkuarit në Shqipëri, arrestohet në Korenë e Jugut 50-vjeçari. Vriste taksistët dhe u merrte makinat
50-vjeçari Ervin Shahini është kapur në Seul të Koresë së Jugut, pasi kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasje. Shahini është një ndër emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Suporti”, i cili do të ekstradohet në Shqipëri. Shahini akuzohet për “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
50-vjeçari në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur thikë ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.
Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara 50-vjeçari i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
-më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;
Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, Ervin Shahini u arratis dhe u largua në mënyrë të kundërligjshme jashtë Shqipërisë.
Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.