“Një ndeshje që do e mbaj mend për gjithë jetën”
“Një ndeshje e çmendur përballë Kroacisë”, të tillë e ka cilësuar trajneri Sylvinho sfidën e sotme ku arritëm të merrnim një pikë. Kjo ishte një sfidë që tekniku brazilian do ta mbajë mend për të gjithë jetën.
“Ishte sensacionale. Do ta mbaj mend këtë ndeshje përgjithëjetën time. Jam I kënaqur me këtë që arritëm për stafin dhe gjithë tifozët. Kombi shqiptar është krenar. Për 90 minuta nuk arrihet gjithçka. Lojtarët e mi kanë bërë shumë mirë, kanë luftuar aq shumë, kanë qenë të mrekullueshëm”
“Të respektojmë dhe palën tjetër, sepse Kroacia ka bërë shumë mirë gjatë viteve të fundit. Ata kanë lojtarë të pabesueshëm. E gjithë loja është e vështirë për t’u analizuar. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë, por në pjesën e dytë patëm vështirësi për më shumë se 15 deri në 20 minuta, por në fund të lojës e merituam barazimin”.
“Duhet ta rishikoni ndeshjen, por loja ndryshoi aq shumë në pjesën e dytë. Mendoj se bëmë zëvendësime të mira. Për shembull, në dhjetë minutat e fundit, ne duhej të zgjidhnim mes Brojës dhe Dakut dhe ne zgjodhëm Dakun, sepse ai është më i fortë dhe lufton aq shumë, ndërsa Broja ka nevojë për hapësirë”.
“Është shumë e vështirë të analizosh të gjithë ndeshjen, por në minutat e fundit ne patëm mundësi për të fituar dhe, nëse do të kishte pasur më shumë minuta, mund të kishim bërë më shumë”.