Një pianiste si Marita Vuksani – Prezantuesja e parë e Festivalit të Fëmijëve në kujtimet e kolegëve
Arti dhe kultura ka prodhuar përherë në Shkodër figura të ndritura, me të cilat krenohet kryeqendra e veriut.
Njëra prej tyre ishte Marita Vuksani, mësuesja plot pasion e pianos në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”.
Nuk kanë kaluar shumë vite, veçse tre, por miqve të zemrës dhe kolegëve u mungon prania e saj. Mjeshtrin Gjon Shllaku e lidhin kujtimet me Maritën që prej viteve të fëmijërisë.
Një tjetër artist, Markelian Kapidani evidenton cilësitë që e karakterizonin Marita Vuksanin.
Marita Vuksani ishte po ashtu prezantuesja e Festivalit të parë të Fëmijëve të Shkodrës, “ëndrrës së shkodranëve dhe muzikantëve të këtij qyteti”, siç do të shprehej ajo gjatë një momenti si e ftuar në festival në vitin 2012.