Një pikë në dy ndeshje për në “Gjermani 2024”

3b28790c1ab14a059dea32d7aa8c354f
Zhvillimi i ndeshjeve të raundit të parafundit të fushatës të eliminatoreve “Gjermani 2024” ka zgjidhur tashmë shumë prej dilemave të Grupit E. Ëndrra për kualifikim është më e prekshme se kuurrë pasi kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të siguruar një vend mes të mirave të kontinetit.
Për të qenë matematikisht të sigurt në Gjermani, djemve të drejtuar nga Silvinjo u mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura.
Kjo për faktin se në çfarëdo lloj kombinimi rezultatesh të sfidave të tjera, është e pamundur që të gjitha ekipet ndjekëse të bëjnë më shumë se 14 pikë. Me Çekinë (8:8) dhe me Poloninë (7:5), Shqipëria (11:3) ka golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte, kuqezinjtë do të shkonin qetësisht në fazën tjetër të turneut edhe me të njëjtat pikë me ta.
Ndeshjet në program
(12 tetor)
Çeki-Ishujt Faroo
Poloni-Moldavi
(17 nëntor)
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki
(20 nëntor)
Shqipëri-Ishujt Faroe
Çeki-Moldavi
Duelet direkte
12.10.2023
Shqipëri-Rep.Çeke 3-0
27.03.2023
Poloni-Shqipëri 1-0
07.09.2023
Rep.Çeke-Shqipëri 1-1
10.09.2023
Shqipëri-Poloni 2-0