Një pilot shpëton 145 katërputroshë nga uraganet Milton dhe Helene

Një pilot i Mbrojtjes Civile amerikane arriti të evakuonte më shumë se 100 kafshë shtëpiake duke i shpëtuar ato uraganet Milton dhe Helene.
”Pas evakuimit, piloti vendosi të adoptonte një nga kotelet duke u bërë personi i parë që adoptoi një anëtar të këtij grupi”, shkruan abcnews.com.
Kapiteni i ”Southwest Airlines”, Matt Prebish realizoi një fluturimin emergjence më 12 tetor duke transportuar 145 mace dhe qen nga strehimoret e kafshëve në Tenesi dhe Florida.
Katërputroshët tashmë janë duke pritur për birësim në tetë strehimore.
Pas fluturimit, Prebish tha se duke i vëzhguar ato vuri re një kotele të lezetshme që tërhoqi vëmendjen dhe vendosi ta adoptonte.
Kotelja u quajt Avery dhe tashmë i është bashkuar familjes së kapitenit në Teksas.
Prebish shpreson që historia e birësimit të Avery të frymëzojë të tjerët për të ndihmuar ata që janë prekur nga uraganet Milton dhe Helene.