“Një poezi, një pikturë” / Studentët e UNISHK zhvilluan orën e veçantë artistike

gezim puka
“Një poezi – një pikturë” ishte projekti që u realizua me sukses nga studentët e Masterit “Mësuesi Arti Pamor” si edhe ata të “Gjuhë shqipe – Letërsi” të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nën drejtimin e profesorit Gëzim Puka.
Kjo orë artistike u shoqërua me poezi të emrave të shquar si Mjeda, Fishta, Migjen etj.
Studentët e Arteve, poezitë e përzgjedhura, i kishin “përkthyer” në piktura dhe duke i shndërruar këto orë mësimore në ato që mbahen mend gjatë.
Projekte apo punime të tilla që nxisin aftësitë krijuese tek studentët dhe synojnë mbështetjen e tyre mbeten përherë një model i mirë i punës që bëhet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” nga stafi akademik i saj.