Një sëmundje e çuditshme, e re, e përhapur në zemër të Afrikës, ka shkaktuar vdekjen e 179 personave – dhe shumica e viktimave janë adoleshentë, thanë autoritetet, sipas “New York Post”.
“Sëmundja e paidentifikuar ka infektuar të paktën 300 persona në Republikën Demokratike të Kongos që nga 10 nëntori – duke shkaktuar simptoma të ngjashme me gripin duke përfshirë ethe, dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe anemi”, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
“Shumica e të vdekurve kanë qenë nga mosha 16-18 vjeç”, thanë autoritetet.
Qeveria ka dërguar një ekip mjekësor në provincën Kwango – ku sëmundja është më e zakonshme, për të hetuar shpërthimin e çuditshëm.
Qeveria u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por Cephorien Manzanza – një drejtues i shoqërisë civile – tha se numri në rritje i rasteve ishte vërtet alarmant.
“Panzi është një zonë shëndetësore rurale – ku ka një problem me furnizimin me ilaçe”, tha ai, duke iu referuar fshatit më të goditur nga sëmundja.
Përhapja vjen para përvjetorit të pestë të rastit të parë të regjistruar të COVID-19 në Wuhan, Kinë.
Republika Demokratike e Kongos është një vatër për sëmundje të rrezikshme – duke përfshirë ebolën dhe së fundmi, linë e majmunit – e cila infektoi të paktën 14 500 persona nga janari deri në korrik të këtij viti.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
This website uses cookies.