Një sfidë e veçantë për Inzaghin, 100 ndeshje në stolin e Interit

Ndeshja e sotme kundër Salernitanës është një sfidë e veçantë për trajnerin e Interit Simone Inzaghi, pasi do të jetë ndeshja e 100-të në kampionat në krye të stolit zikaltër.  

Simone Inzaghi do t’i bashkohet klubit të trajnerëve që kanë drejtuar mbi 100 ndeshje skuadrën zikaltër.  Një listë, në krye të së cilës është Helenio Herrera dhe ku përfshihen edhe emra si Giovanni Trapattoni apo Roberto Mancini.

Gjatë aventurës së tij në krye të Interit, trajneri ka koleksionuar këto statistika në kampionat: 67 fitore, 15 barazime dhe 17 humbje, 210 gola të shënuar dhe 86 gola të pësuar nga skuadra e tij.

Aktualisht Interi kryeson i vetëm renditjen e Serie A dhe një sukses i mundshëm përballë Salernitanës së vendit të fundit, do të çonte në +10 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt (Juventus).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.