Besimtaret myslimanë të Fushë-Krujës u bënë bashkë, në një mision të veçantë dhe human. Në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ata i erdhën në ndihmë qendrës “Rozalba” në Gjadër të Lezhës, ku strehohen vajza të mitura të cilat kanë pësuar trauma të ndryshme gjatë jetës së tyre. Falë mbështetjes financiare të besimtareve myslimanë të Fushë-Krujës, u mundësuan pajisje shtëpiake dhe ndihma ushqimore për misionin katolik.
Drejtuesja e qendrës “Rozalba” Moter Alma Zogu, falënderoi besimtarët myslimane të Fushë-Krujës për mbështetjen e dhënë në këtë strehës që mirëpret vajza nga të gjitha besimet fetare.
“Faleminderit imamit Dritan për këtë mbështetje dhe të gjithë besimtarëve”, tha Alma Zogu, drejtuese e qendrës “Rozalba”.
Qendra rezidenciale “Rozalba” në Gjadër të Lezhës është ngritur 8 vite më parë nga kisha katolike për t’ju ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror. Në këtë ramazan ky akt është një tjetër shembull që dëshmon vlerat e larta të harmonisë fetare mes shqiptarëve.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.