Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

nje shkoder e sigurte

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.

 Fluksi i lartë i qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve dikton  nevojën  për përmirësimin e parametrave të sigurisë.

 Në këtë kuadër, një grup aktivistësh, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Shqipër, ka ndërmarrë një nismë të veçantë me synimin  “një Shkodër më e sigurt në rrugë, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”.

Aktivistët theksojnë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, por gjithashtu kërkojnë edhe shtimin e semaforëve dhe sinjalistikës rrugore në zonat më të frekuentuara.

Në një qytet me histori të gjatë të kulturës së pedalimit, sfida është që të gjithë përdoruesit e rrugës , shoferë, biçiklistë e këmbësorë të bashkëjetojnë në mënyrë të sigurt.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.