Një shqiptare zgjidhet gjykatëse në Nju Jork
Edit Shkreli, e lindur në Shkodër, por që prej 26 vitesh jeton dhe punon në SHBA, është zgjedhur gjykatëse pranë gjykatës civile të Bronksit në Nju Jork të SHBA-së.
Pasi u diplomua në vitin 2011 me vlerësimet më të larta në Universitetin e Studimeve Juridike të Nju Jorkut, Shkreli arriti të merrte me sukses edhe licensën shtetërore të avokatit. Që atëherë u përfshi në mbrojtjen e çështjeve që kanë patur lidhje me mosmarrëveshje tregtare, rastet e divorcit si dhe të tjera pranë gjykatave të Bronksit si dhe White Plains.
Nga viti 2019 ka qenë pedagoge pranë faktulutetit ku u diplomua. Emigroi në SHBA bashkë me prindërit kur ishte vetëm 13 vjeçe, drejt një të ardhmeje deri diku të pasigurt në një vend të panjohur, por tashmë do të jetë ajo që do të vendosë drejtësi në çështjet gjyqësore që do t’i paraqiten.
Shqiptarja Edit Shkreli, me origjinë nga Shkodra, është prova më e mirë që dëshmon se puna e palodhur dhe përkushtimi një ditë japin rezultatet e dëshiruara.