Një shtetas turk kapet me kanabis /Policia e Shkodrës njofton për djegien e një automjeti “Range Rover”

policia arrest

policia arrest

Një shtetas me banim në Turqi 25-vjeç është kapur nga policia e Shkodrës e cila i gjeti atij një sasi lëndë të dyshuar kanabis sativa gjatë kontrollit fizik e cila u sekuestrua në cilësinë  e provës material. Policia njofton se ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15 vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Ndërkohë Drejtoria Vendore e Poliicsë njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të një shtetasi 58 vjec, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.  Sakaq Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një  17 vjecar, banues në fshatin Palvar të Malësisë së Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.