Lajme

Një takim “zemre” e kompozitorit Zef Çoba me kryeministrin Kurti

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi qytetin e Shkodrës, ku takoi mjeshtrin e madh, Zef Çoba, kontribues në mozaikun e këngëve shkodrane dhe muzikën bashkëkohore.

Kompozitori Çoba, i ftuar në RTSH 24, tregoi përshtypjet nga takimi i dytë me Kurtin në shtëpinë e vet, që dy muaj më parë e realizoi po rastësisht edhe në Prishtinë. 

Folëm për artin, për kulturën, për interesat qytetare. Sigurisht që nuk ishte një vizitë aq rastësore për mua, sepse gjithmonë kam dashur që të promovohet kultura dhe shpirti kombëtar përmes krijimtarisë. Bashkë bëmë edhe një humor të këndshëm në lidhje me raportet historike që ka pasur qyteti i Shkodrës me Kosovën, veçanërisht me Gjakovën. I tregova se kënga e bukur ‘Kur më del në derë’ ka hyrë në librin me 250 këngë shkodrane nga autorët e mirënjohur Tonin Zadeja dhe Tonin Daija si këngë e repertorit tonë, por një profesor nga Gjakova e vlerëson si këngë të krijuar në Gjakovë. Kjo tregon shtegtimin e afërt kulturor mes popujve tanë. Shkodra i dhuroi këngën ‘Xhamadani vija-vija’ popullit shqiptar, por në rastin konkret edhe popullit kosovar, sepse ka fituar popullaritet jashtëzakonisht të madh.

Shkodra në vitin 2009 gjithashtu organizoi një aktivitet me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Punimin tim me atë rast ia dhashë edhe si dedikim, bashkë me variantin origjinal të këngës ‘Xhamadani vija-vija’, që në fakt titullin e parë e ka pasur ‘Kam një lot, më pikon si ar’,” u shpreh z. Çoba për gazetaren Merisa Gjoni.

Zef Çoba ka dhënë kontribut edhe për Radiotelevizion Shqiptar, duke qenë se tri dekada më parë ka qenë kryeredaktor i krijimtarisë në Radio Shkodra.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

9 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

9 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

9 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

9 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

11 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

11 hours ago

This website uses cookies.