Një talent që premton, nxënësja Enia Okaj çeli ekspozitën me piktura në shkollën “Xheladin Fishta”
Ajo është një nxënëse e klasës së katërt të shkollës “Xheladin Fishta”. E quajnë Enia, akoma nuk i ka mbushur 10 vjeçe, por ka një pasion të veçantë për pikturën, për të cilën ndjek një kurs prej tre vitesh. “Një talent që premton” është ekspozita e parë e saj. Ajo i prezantoi bashkëmoshatarëve të saj disa nga punimet e veta.
Erëmirë Jahja është mësuesja e saj e pikturës. Ajo flet mbi cilësitë që karakterizojnë punimet e Enias.
Enia është nxënësja që i mbush me krenari edhe drejtuesit e shkollës ku mëson.
Enia Okaj , ndonëse ende në moshë të vogël, është e bindur se edhe në të ardhmen pikturën nuk do ta braktisë asnjëherë.