Një titull si protagonist për Asllanin, shqiptarët që kanë fituar kampionatin italian

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është shpallur mbrëmjen e djeshme kampion i Italisë, pas triumfit të Interit 2-1 në derbin kundër Milanit. Ky ishte titulli i parë në karrierë për 22-vjeçarin shqiptar, që këtë sezon ka spikatur me fanellën zikaltër, duke shënuar 1 gol (ka dhënë edhe 2 asist) në 19 ndeshje të luajtura në kampionat.
Asllani nuk është lojtari i parë i kombëtares shqiptare që shpallet kampion i Italisë. Para tij këtë sukses e ka arritur edhe Xhakomo Vrioni, por jo si protagonist. Sulmuesi shqiptar u shpall kampion me Juventusin në vitin 2020, por ai luajti vetëm pak minuta në një takim me skuadrën e parë bardhezi (ishte pjesë e ekipit të dytë, Juventus U23).
Një sezon më parë ishte mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, që fitoi titullin me Napolin, pas një sezoni si protagonist. Ndërsa në vitin e largët 1942 një tjetër shqiptar nga Kosova, Naim Kryeziu u shpall kampion me Romën.