Një tjetër lojtar largohet nga Vllaznia
Alfred Ajdarevic nuk do të jetë më futbollist i Vllaznisë. Klubi kuqeblu me një postim në rrjete sociale njofton mbylljen e marrëveshjes me lojtarin, që u afrua në merkaton e janarit.
“KF Vllaznia konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Alfred Ajdarevic dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, njofton klubi shkodran.
Alfred Ajdarevic është largimi i dytë nga skuadra shkodrane, pasi i pari që mbylli aventurën te Vllaznia ishte Bruno Gomes.