Një tjetër rrugë me ndriçim LED/ Aktualisht po punohet në bulevardin “Bujar Bishanaku”
Ndërsa po punohet për vendosjen e ndriçimit Led në bulevardin “Zogu I”, nga Parruca në drejtim të lagjes Xhabije, prej pak ditësh po punohet edhe në një tjetër segment rrugor atë “Bujar Bishanaku”.
Aktualisht po ndërhyet për hapjen e kanaleve dhe vendosjen e kabllove për ndriçimin Led
Pritet që shumë shpejt të përfundojë vendosja e ndriçuesve me kursim energjie e cila është dhe miqësor ndaj mjedisit.Rreth 50 milionë lekë të rinj është fondi që ka përfituar Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.