Lajme

Një tjetër shans për Hysajn, mbrojtësi shqiptar grumbullohet për derbin kundër Romës

Për shkak të një rregulli të Federatës Italiane, ekipet e Serisë A mund të shtojnë në lista edhe lojtarët e përjashtuar gjatë periudhës së merkatos.

Një lajm i mirë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, që këtë sezon ka luajtur vetëm në kupën e Italisë (1 ndeshje), pasi nuk është regjistruar as për kampionatin dhe as për kupat e Europës nga Lazio.

Bardhekaltërit kanë mungesa në formacion në prag të derbit të nesërm kundër Romës dhe ka qenë vetë trajneri Baroni, që ka pranuar se Hysaj do të grumbullohet për derbin kundër Romës.

“A do ketë ndryshime në listë të dielën? Po. Me siguri do të jenë Hysaj dhe Basic që luajtën edhe në Kupë dhe punojnë me ne, duke na dhënë një ndihmë të madhe. Do të shfrytëzojmë këtë rregull, që të bëjmë këto ndryshime”, ka thënë Baroni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

9 seconds ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

5 minutes ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

2 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

2 hours ago

Psiko-ekspozitë me piktura dhe grafikë / Studentët e vitit të parë të Dep. të Arteve prezantuan punimet në Rektorat

Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…

2 hours ago

Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj

Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…

2 hours ago

This website uses cookies.