Një vëllim pasionesh dhe ndjesish, përmbledhja e parë poetike e autores shkodrane, Uarda Albunesa Gjekaj

Pasionin për poezinë dhe prozën e ka të hershëm, por vetëm tani mundi të botojë përmbledhjen e saj të parë poetike e t’ua prezantojë atë miqve dhe dashamirësve të librit në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës. Autorja Uarda Albunesa Gjekaj solli në librin e titulluar “U” një vëllim pasionant, rebel, mbushur me grimca ndjesish.
Zija Vukaj, Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, vjen kësaj here në rolin e redaktorit të librit.
Autorja Uarda Albunesa Gjekaj lindi në një familje shkodrane. Studimet e larta i mbaroi për drejtësi, ndërsa si fushë të studimeve doktorale zgjodhi “Të Drejtën e Autorit”, si një zgjatim natyral i pasionit të saj të hershëm, prozës dhe poezisë.