Një vështrim mbi vlerën e naftës në Shqipëri, faktorët që ndikojnë dhe rritja e …

Nje veshtrim mbi vleren e naftes ne Shqiperi faktoret qe

Nje veshtrim mbi vleren e naftes ne Shqiperi faktoret qe

Një vështrim mbi vlerën e naftës në Shqipëri, faktorët që ndikojnë dhe rritja e paarsyeshme e çmimeve

Nuk ka shumë faktorë që ndikojnë në luhatjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur në rritje vetëm dy herë. Çmimi Platz i Mesdheut, ku kuotohet nafta që përdoret në Shqipëri, nuk e justifikon rritjen me deri 9 lekë për litër të naftës. Rritja nuk justifikohet as nga vlera e dollarit amerikan, monedha me të cilën blihet ky produkt.

Ajo që mbetet të merret në analizë është pritshmëria e tregut ndërkombëtar dhe sidomos efekti psikologjik që sjellin luhatjet në këtë treg.

Arabia Saudite ka të ngjarë të zgjasë uljen vullnetare të furnizimit me naftë prej 1 milion fuçi deri në shtator, në mënyrë që të mbështesë rimëkëmbjen e çmimeve të naftës. Vendi, si prodhuesi kryesor i OPEC-ut, prezantoi reduktimin shtesë këtë muaj për të rritur çmimet e naftës mes kërkesës së lëkundur.

Efektiviteti i shkurtimeve të prodhimit është i dukshëm, pasi çmimet e naftës janë rritur me rreth 12% në muajin e kaluar, duke arritur rreth 85 dollarë për fuçi.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.