Një violiniste fiton “Pjetër Gaci”/Marla Hoxha, instrumentistja nga Tirana u shpall fituese e edicionit të 23-të
Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Pjetër Gaci”uli siparin e tij. Në finalen e madhe të edicionit të 23-të që u zhvillua në teatrin “Migjeni” u përzgjodhën 19 konkurentët më të mirë nga të gjithë disiplinat.Në përfundim, juria vlerësoi me çmimin special të publikut vajzën nga Prizreni Irem Krasniqi ndërsa akordoi dy çmime të treta për Albana Bajraktarin dhe Rron Rustemin. Çmimi i dytë shkoi për instrumentistin Lis Mustafa ndërsa fituese e këtij edicioni u shpall Marla Hoxha nga Tirana në instrumentin e violinës.Emocione të bukura mori nga ky edicion edhe Tamara, bashkëshortja e Pjetër Gacit.