Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kujtoi të enjten sulmin ndaj trupave të KFOR-it, që ndodhi një vit më parë në komunën veriore të Zveçanit. Ajo thotë se siç tregojnë pamjet e asaj dite, por edhe hetimet penale të kryera nga agjencitë e ligj zbatuese 93 ushtarë u plagosë në sulmet nga grupet serbe të krimit të organizuar pas urdhrave të qarta politike nga regjimi i Vuçiçit dhe krerëve të bandës së tij.
“Autorët, të cilët janë ende të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiçit, duhet të mbajnë përgjegjësi! Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”- shkruan Osmani në rrjetin social X.
Ajo theksoi se sulmi i majit të vitit të kaluar ishte kundër NATO-s, ndërsa shtoi se dihet se kush janë personat që i urdhëruan dhe ekzekutuan ato ngjarje. “Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Ushtarët e rinj humbën gjymtyrët dhe jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”, tha kryetarja e shtetit të Kosovës.
Më herët, lidhur me sulmin e protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, reagoi edhe komandanti turk i misionit të NATO-s në Kosovë. Ozkan Ulutash u shpreh se angazhimi i forcave të KFOR-it për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur.
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…
Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…
Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…
Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…
Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…
This website uses cookies.