Një vizitor special në shtëpinë e Juventusit
Një vizitor special ka qenë sot i pranishëm në Continassa (qëndrën stërvitore të skuadrës bardhezi), aty ku Juventusi mirëpriti George Weah.
Ish-sulmuesi i Milanit, babai i lojtarit të Juventusit Timothy, ka marrë dhuratë një bluzë me shkrimin “Weah 9”.
Përveç trajnerit Massimiliano Allegri, Weah ka shkëmbyer përqafime dhe buzëqeshje me menaxherët Maurizio Scanavino dhe Cristiano Giuntoli dhe lojtarët Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie, siç dëshmojnë edhe pamjet e publikuara nga klubi i Juventusit në profilet e tyre sociale.