FLASH

Njerëzit që pijnë çaj çdo ditë kanë një zemër më të shëndetshme

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës.

Këtë e thotë një studim, ne të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.

Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës,  ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat Më Të Mirë Për Zemrën

Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet.

Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrë.

Çaji I Zi

Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.

Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën.

Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.

Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji I Bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat.

Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut.

Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…

7 hours ago

Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…

7 hours ago

Legia Varshavë-Çelsi, Policia paralajmëron tifozët anglezë të mos shfaqen në rrugë me ngjyrat e klubit

Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…

8 hours ago

Për herë të parë Olimpiada e Përbashkët Shqipëri- Kosovë, Manastirliu: Do të kthehet në traditë

Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…

8 hours ago

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

10 hours ago

Spiropali pret drejtuesit e shoqatës së të përndjekurve politike: Angazhim institucional dhe njerëzor për zgjidhjen e çështjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur  në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…

10 hours ago

This website uses cookies.