Njësia Bërdicë në mbështetje të fermerëve/Fermerët po mbështeten me subvencione për të rritur kapacitetin e prodhimit

njesia berdice

Njësia Administrative e Bërdicës është një ndër njësitë më të mëdha në bashkinë Shkodër dhe ka një rëndësi të madhe në sektorin e bujqësisë. Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit, ka ndërhyrë prej disa kohësh për përmirësimin e infrastrukturës në disa fshatra, ndërkohë që prioritet mbeten investimet në sistemin e ujitjes.
Xhavit Pëllumbi, administrator i njësisë Bërdicë, thekson se fermerët po mbështeten gjithashtu me subvencione për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.Njësia administrative Bërdicë ka një traditë në bujqësi dhe blegtori. Investimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe të Bashkisë Shkodër, synojnë rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore në këtë zonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.