Njihuni me sistemin mbrojtës të Izraelit që asgjësoi dronët dhe raketat iraniane
Sulmi iranian prej më shumë se 300 dronë dhe raketa balistike ishte sfida e fundit për sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit gjatë gjithë luftës gjashtëmujore kundër Hamasit.
Sistemi i mbrojtjes së Izraelit me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë vlerësohet në parandalimin e dëmeve serioze ose viktimave.
Të shohim më nga afër sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit:
Sistemi Shigjetë: Ky sistem i zhvilluar së bashku me SHBA-në është projektuar për të kapur raketat me rreze të gjatë veprimi, përfshirë llojet e raketave balistike që Irani lëshoi të shtunën. Shigjeta, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur në luftën ndaj Hamasit për të kapur raketat me rreze të gjatë që lëshojnë militantët Houthi në Jemen.
Sistemi Patriot: Ky sistem i prodhuar nga Amerika është sistemi më i vjetër i mbrojtjes raketore të Izraelit – i përdorur gjatë Luftës së Parë të Gjirit në 1991 për të kapur raketat Scud të lëshuara nga udhëheqësi i Irakut në atë kohë, Saddam Hussein. Patriot tani përdoret për të rrëzuar avionë, përfshirë dronët.
David’s Sling: Ky sistem, i zhvilluar gjithashtu me SHBA-në ka për qëllim të përgjojë dhe gjurmojë raketat me rreze të mesme, të tilla si ato të zotëruara nga Hezbollahu në Liban.
Iron Dome: Ky sistem, i zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka kapur mijëra raketa që kur u aktivizua në fillim të dekadës së kaluar – duke përfshirë mijëra përgjime gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut. Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90%.
Iron Beam: Izraeli po zhvillon një sistem të ri për të kapur sulmet që në nisje të tyre duke përdorur teknologjinë me lazer. Izraeli ka shpjeguar se ky sistem do të ndryshojë gjithë lojën luftarake sepse është shumë më i lirë për t’u operuar sesa sistemet ekzistuese. Megjithatë, ky sistem ende nuk është funksional.