Categories: BotaLajme

Njihuni me sistemin mbrojtës të Izraelit që asgjësoi dronët dhe raketat iraniane

Sulmi iranian prej më shumë se 300 dronë dhe raketa balistike ishte sfida e fundit për sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit gjatë gjithë luftës gjashtëmujore kundër Hamasit.

Sistemi i mbrojtjes së Izraelit me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë vlerësohet në parandalimin e dëmeve serioze ose viktimave.

Të shohim më nga afër sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit:

Sistemi Shigjetë: Ky sistem i zhvilluar së bashku me SHBA-në është projektuar për të kapur raketat me rreze të gjatë veprimi, përfshirë llojet e raketave balistike që Irani lëshoi të shtunën. Shigjeta, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur në luftën ndaj Hamasit për të kapur raketat me rreze të gjatë që lëshojnë militantët Houthi në Jemen.

Sistemi Patriot: Ky sistem i prodhuar nga Amerika është sistemi më i vjetër i mbrojtjes raketore të Izraelit – i përdorur gjatë Luftës së Parë të Gjirit në 1991 për të kapur raketat Scud të lëshuara nga udhëheqësi i Irakut në atë kohë, Saddam Hussein. Patriot tani përdoret për të rrëzuar avionë, përfshirë dronët.

David’s Sling: Ky sistem, i zhvilluar gjithashtu me SHBA-në ka për qëllim të përgjojë dhe gjurmojë raketat me rreze të mesme, të tilla si ato të zotëruara nga Hezbollahu në Liban.

Iron Dome: Ky sistem, i zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka kapur mijëra raketa që kur u aktivizua në fillim të dekadës së kaluar – duke përfshirë mijëra përgjime gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut. Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90%.

Iron Beam: Izraeli po zhvillon një sistem të ri për të kapur sulmet që në nisje të tyre duke përdorur teknologjinë me lazer. Izraeli ka shpjeguar se ky sistem do të ndryshojë gjithë lojën luftarake sepse është shumë më i lirë për t’u operuar sesa sistemet ekzistuese. Megjithatë, ky sistem ende nuk është funksional.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.