Njoftim i plotë për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave

Pas konfirmimit të Murtajës Afrikane të Derrave, në Malin e Rrencit në datën 26.11.2024, Autoriteti Kombëtarë i Veterinaris dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vijuar në mënyrë intensive monitorimin e zonave perimetrale 3 dhe 10 km nga vatra e konfirmuar me Murtajën Afrikanë të Derrave.

Në datë 27.11.2024, në Malin e Rrencit janë gjetur 200 metra nga vatra parë edhe 9 derra të tjerë të ngordhur prej disa ditësh, sipas dekompozimit të kadavrave, të cilët janë djegur dhe groposur, menjëherë. Gjithashtu, është desinfektuar zona përkatëse.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr 1036, datë 26.11.2024 “Për marrjen e masave kufizueses për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave”, janë shpërndarë 200 postera informues e ndërgjegjësues në zonat e mbrojtjes (3 kilometer) dhe atë të mbikqyrjes (10 kilometer). Vijon komunikimi me Policinë e Qarkut Lezhë, Bashkinë e Lezhës dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit Lezhë.

Po kështu, gjatë monitorimit dhe inventarizimit rigoroz të gjëndjes së kafshëve të llojit derr, janë identifikuar e matrikulluar dhe 64 derra të butë.

Shërbimi Veterinar Rajonal nuk e ka ndalur punën për zbatimin e Planit të Kontigjencës Nr.10390/1 Prot., datë 24.11.2020 “Për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave” duke derguar për çdo ditë 5 grupe verifikimi dhe kontrolli për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së semundjes.

Gjatë monitorimit të datë 28.11.2024, nuk janë evidentuar raste të reja dhe as shenja klinike gjatë monitorimit klinik të kafsheve në zonat e kontrolluara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.