Njohja e kontributeve shoqërore, Rama: Po negociojmë marrëveshje me 8 shtete të tjera

2-41-696x464

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje mbështetjen që i është dhënë Diasporës në aspektin e pensioneve dhe njohjes së viteve të punës në vendet ku ata janë.

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama u ndal te çështja e pensioneve, ndërsa theksoi se kur ka marrë detyrën Shqipëria kishte marrëveshje pensionesh vetëm me një vend.

“Kur ne kemi marrë detyrën ishte e paimagjinueshme, mbështetja që i kemi dhënë Diasporës në aspektin e pensioneve, e njohjes së viteve të punës në vendet ku ata janë. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria kishte vetëm një marrëveshje pensionesh, nuk më kujtohet me cilin vend, por me një vend ku nuk di sesa punëtorë mund të kishte”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur se sot ka një numër të madh marrëveshjesh dhe janë duke u negociuar tetë marrëveshje të tjera.

“Kemi mbyllur marrëveshjen e marrëveshjeve, atë me Italinë që ishte dhe më e vështira për shkak të masës së njerëzve të cilëve i duheshin njohur vitet e punës dhe për shkak të barrës financiare që i shtohej shtetit italian. Por bëhet fjalë për barrë financiare legjitime sepse ishin në fakt të gjitha kontribute në sigurimet shoqërore, të shqiptarëve në Itali. Kemi dhe marrëveshjen tjetër të marrëveshjeve, që është marrëveshja me Greqinë që është simetrikisht e vështirë, në mos edhe më e vështirë se ajo me Italinë, ndërkohë që po mbyllim dhe po negociojmë marrëveshje me të gjitha vendet ku ka punonjës shqiptarë”, theksoi Rama. /j.p/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.