Njohja e pensioneve me Italinë dhe situata në rajon, Begaj takohet me Hasanin
Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të premte (8 shkurt) me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Në qendër të diskutimeve mes dyshes, ka qenë situata në rajon, përmbyllja e marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, si dhe dekretimi i ambasadorëve të rinj.
Takimi u njoftua nga kreu i shtetit i cili publikoi një foto në rrjetin social Facebook, duke bërë me dije dhe temat se diskutimit.
“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkroi Begaj.