Categories: LajmeEkonomi

Njohja e pensioneve me Italinë, zv.ministrja e Financave tregon si do të bëhet përllogaritja

Zëvendësministrja e Financave, Olta Manjani ka treguar në RTSH 24 sesi do të funksionojë marrëveshja e njohjes reciproke të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

 Manjani shpjegon edhe skemën sesi bëhet përllogaritja, teksa thotë se për një shtetas shqiptar që ka kontribuar në Shqipëri dhe në Itali, do të mblidhen vitet e punës dhe secili shtet do të japë pensionin sipas skemës respektive.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshje, sipas zv.ministres është edhe eksportimi i përfitimeve. Kjo do të thotë se nëse një shtetas shqiptar vijon të jetojë në Itali, nuk është nevoja të kthehet në Shqipëri, pasi mund të aplikojë në institutin homolg të sigurimeve shoqërore në shtetin fqinj.

Shtetasit shqiptarë do përfitojnë 5 vite ekuivalente që ka kontribuar kundrejt skemës shqiptare dhe 15 vite kundrejt skemës italiane. Pra bëhet bashkimi i periudhave dhe merr shumë respektive. Ky është një ndër parimet e marrëveshjes. Parimi tjetër shumë i rëndësishëm është eksportimi i përfitimeve, pra një shtetas shqiptar nuk është nevoja të kthehet në Shqipëri nëse ai vazhdon të jetojë në Itali. Mund të aplikojë në institutin homolog të sigurimeve shoqërore dhe i gjithë shkëmbimi i dokumentacionit do bëhet përmes dy institucioneve”, shpjegon Manjani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

3 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

3 hours ago

This website uses cookies.