“Njohja e periudhës së komunizmit domosdoshmëri”  – Takim i organizuar nga Universiteti i Shkodrës dhe Komisioni për Personat e Zhdukur

njohja e periudhes se komunizmit rakipi

Njohja e krimeve të komunizmit dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj për këtë pjesë të historisë shqiptare është thelbësore për të mos lejuar përsëritjen e periudhave të ngjashme në të ardhmen.

Kjo ishte në qendër të diskutimeve gjatë takimit të organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe pedagogë të universitetit, ndërsa i ftuar për të referuar mbi temën ishte DrejtorI i Institutit Shqiptar të Kërkimeve Ndërkombëtare, Albert Rakipi. Sipas tij pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, në Shqipëri ende nuk është bërë sa duhet për të njohur dhe ndërgjegjësuar të rinjtë mbi këtë periudhë të errët të historisë.

Ndërkohë, rektori i universitetit të Shkodrës, profesor Tonin Gjuraj, nënvizoi nevojën për një angazhim publik më të madh për të hedhur dritë mbi të shkuarën dhe për ta bërë atë të njohur për gjeneratat e reja.

Gjatë diskutimeve në këtë takim u tha gjithashtu se rëndësia e evidentimit dhe njohjes së brezave me peridhën komuniste të vendit qëndron edhe në faktin se një pjesë e konsiderueshme e perceptimeve dhe qëndrimeve që kemi sot për tranzicionin demokratik dhe për demokracinë në përgjithësi kanë rrënjë të thella në të kaluarën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.