“Noemi”, drama e abortit, nxënësit e “Shejnaze Juka” interpretuan shfaqjen nën regjinë e Gerti Palalit
Historia e një vajze që braktiset nga i dashuri pasi mbetet shtatzanë dhe aborti i saj e ndikuar nga mentaliteti shoqëror u soll përmes shfaqjes “Noemi” në skenën e mbushur me mollë të teatrit “Migjeni”. Ajo erdhi e interpretuar nga nxënësit e shkollës së mesme publike “Shejnaze Juka” nën regjinë e Gerti Palalit si pjesë e festivalit teatror për të rinj “Youth Theatre”.
Regjisori Palali e konsideron bashkëpunimin me të rinjtë të bukur por edhe të vështirë. Ai shprehet se nëse publiku vjen në teatër, atëherë misioni i këtij festivali mund të konsiderohet i përmbushur.
Festivali do të vijojë të përcjellë për spektatorët shkodranë shfaqje të tjera përgjatë ditëve në vijim.