Lajme

Noka: Bajrët, Rrajat, Troplinët, Ndokat, Çelët, drejtuesit e vërtetë politikë të PS në zgjedhje

Kur të dy kampet kryesore kanë dalë në fushën e betejës elektorale me drejtuesit politikë në 12 qarqe, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka beson se mes palëve ka një ndryshim themelor: opozita nuk drejtohet nga krimi.

Edi Rama ka vënë kukulla dhe i ka të gjitha arsyet për ta bërë këtë. Edi Ramës nuk i interesojnë drejtuesit politikë nga partia e tij, sepse ai drejtues politik ka Bajrat, Ndokët, Rrajat, Troplinët, Çelët”-u shpreh Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, duke risjellë në vëmendje denoncimin e kolegut të tij, Gazment Bardhi, për emërimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës nga eksponentë të krimit të organizuar në Shkodër.

Pëllumb Gjoka me Bajrin bisedojnë se ministër do të bëhet një shok i joni dhe drejtor na duhet Mondi. Sot ai është drejtor i Shkodrës. Kush e llogariste Beqjen për drejtues politik në Shkodër? Vetëm talleshin në bisedat e tyre në SKY/EÇ. Edhe sot, nuk është Beneti drejtues. Është Behar dhe Safet Bajri drejtues politik në Shkodër. Nuk është Emirjana në Durrës drejtuese. Është Gjushi nga një anë dhe Troplinët. As Arbjan Mazniku nuk e drejton Elbasanin. Rama i ka të gjithë të kapur, me dosje, kandidatë për në burg dhe ushtarë të krimit, Ndërsa ne si PD kemi vendosur personalitetet e partisë për të drejtuar fushatën. Ata janë njerëz të respektuar, janë me integritet, si dhe kanë një profil të nderuar politik dhe njerëzor.”- theksoi zoti Noka.

Numri dy i PD-së u pyet edhe për parashikimin e kryeministrit Rama se PD do të marrë deputetë sa në 97-ën. “Edi Rama është kasap i votës dhe i zgjedhjeve të lira, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që ai të ikë dhe të krijojmë një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri”- u shpreh për RTSH Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.