Noka dhe Bardhi së bashku në Shkodër, japin mesazh bashkimi për bazën demokrate
Deputet e partisë demokratike, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka kanë zhvilluar nje takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Shkodrës.
Në prononcimin e tyre për mediat ato theksuan se këto takime me bazën nisin nga Shkodra për shkak të simbolikës që ky qytet përfaqëson, por edhe për shkak të një sulmi të vazhdueshëm që ka marrë ky qytet nga qeveria dhe nga grupet kriminale.
Ndërsa takimi vijoi me qytetarët për organizimin e protestës së 20 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë.
Ndërsa pjesë e takimit ishin edhe deputetët e qarkut Shkodër, për herë të parë të gjithë bashkë Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Helidon Bushati, Lodovik Hasani.